Please enter at least 3 characters.

Juventusi largon vëmendjen nga Icardi, tani e do Dembelen e Lyonit

2019/08/GettyImages-1135851913.jpg
256:"BARCELONA, SPAIN - MARCH 13: Moussa Dembele of Lyon controls the ball during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between FC Barcelona and Olympique Lyonnais at Nou Camp on March 13, 2019 in Barcelona, . (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi po e kërkon transferimin e një sulmuesi qendror për sezonin e ri, me Mauro Icardin që duket si një opsion i pamundur.

Zonja e Vjetër ka disa javë që po e kërkon transferimin e sulmuesit argjentinas, mirëpo Interi po refuzon që ta shesë te rivali direkt për titull.

Duke parë situatë që po zhvillohet, kampioni i Serie A-së po tenton që ta transferojë Moussa Dembele e Lyonit.

Sipas asaj që raporton Soccerlink, skautët e Bianconerëve ishin prezentë në fitoren 6-0 të skuadrës franceze ndaj SCO Rangers në mbrëmjen e kaluar.

Dembele kishte qenë gjithashtu një shënjestër për Arsenalin, Liverpoolin dhe Manchester United, por afati i transferimit në Ligën Premier ka përfunduar.

Ai ka bërë një fillim mahnitës të sezonit të ri në Ligue 1, derisa ka shënuar tre gola në dy ndeshje.

Dembele iu bashkua Lyonit nga Celticu në verën e kaluar për 22 milionë euro dhe tani do të kushtonte të paktën 30 milionë euro pas 20 golave të shënuar në 46 paraqitje të zhvilluara. /Telegrafi/