Please enter at least 3 characters.

Juventusi i ka thënë agjentit të Higuainit se argjentinasi nuk është në planet e tyre

2019/07/GettyImages-953410408.jpg
242:"MILAN, ITALY - APRIL 28: Gonzalo Higuain of Juventus FC celebrates his goal during the serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Gonzalo Higuain është shumë afër të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të transferimeve.

Sulmuesi argjentinas ishte i huazuar për pjesën e parë të sezonit të kaluar te Milani, ndërsa në janar të këtij viti kaloi te Chelsea sërish si i huazuar, mirëpo nuk arriti t’i bind asnjërën nga klubet.

DAZN raporton se Zonja e Vjetër i ka bërë me dije agjentit, që njëherësh është edhe vëllai i Higuainit, Nicolas, se sulmuesi nuk është në planet e tyre.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

31-vjeçari u rikthye në Torino para pak ditësh, mirëpo duke se nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë, pasi ka zgjuar interesimin e disa skuadrave.

Mediat në Itali raportojnë se Porto është shumë afër t’i marrë shërbimet e Higuainit për një shumë rreth 20 milionë euro.

Argjentinasi do ta ulë pagën e tij në mënyrë që të transferohet te skuadra portugeze, ndërsa në garë për të është edhe Roma. /Telegrafi/