Please enter at least 3 characters.

Juventusi humb përsëri apelin e Calciopolit, titulli i 2006 i mbetet Interit  

2019/05/Juventus-2006.jpg
257:"BARI, ITALY - MAY 14: Alessandro Del Piero and the Juventus team celebrate winning the match and championship title after the Serie A match between Reggina and Juventus at the Stadio Granillo on May 14, 2006 in Bari, Italy. (Photo by New Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi e ka humbur përsëri apelin e tyre për t'ia hequr Interit titullin e sezonit 2015/06 në Serie A pas skandalit të Calciopolit.

Bianconerët kishin dy tituj të revokuar pas skandalit që plasi në verën e vitit 2006, por i pari i sezonit 2004-05 mbeti 'pa pronar', ndërsa ai i edicioni 2005-06 iu dha Interit.

Nerazzurët përfunduan të tretit atë vit pas Juventusit dhe Milanit, por ishin klubi me më shumë pikë pas dënimeve që iu shqiptuan dy klubeve të sipërpërmendura.

Klubi i Torinos kishte kërkuar që titulli të kthehej tek ata, ose të paktën për të mos i takuar rivalëve të urryer të Interit.

Juve kishte paraqitur një ankesë për rihapjen e rastit mbi FIGC-në dhe Interin, por CONI (Komiteti Olimpik Italian) vendosi këtë mbrëmje se apeli ishte i papranueshëm.

Kjo konfirmon vendimin origjinal të vendosur në vitin 2011 nga TNAS, pavarësisht nga shfaqja e provave të reja.

Përveç kësaj, CONI ka detyruar Zonjën e Vjetër të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore të të gjitha palëve të përfshira. /Telegrafi/