Please enter at least 3 characters.

Juventusi afër transferimit të Aouar

2019/05/2.Aouar_-e1599719412685.jpg

L'Equipe raporton se Lyoni është i gatshëm që të shesë Houssem Aouarin në afatin kalimtar veror.

Skuadra franceze është duke kërkuar 50 milionë euro për kartonin e lojtarit, e që Juventusi është favoritë për t'i marrë shërbimet e tij.

Mesfushori ka kontratë me Lyonin deri në qershor të viti 2023, derisa rrjedhë nga akademia e klubit, duke bërë që në këtë sezon të vihen në pah cilësitë e tij.

Aouar ka shënuar në këtë edicion nëntë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 37 paraqitje.

Në garë për transferimin e lojtarit është edhe Manchester City, mirëpo Zonja e Vjetër besohet se ka filluar bisedimet edhe me agjentin e lojtarit për t'i bindur ata që të kalojën në Torino.

Lyoni nuk do të heq dorë nga 50 milionët e kërkuar, gjersa skuadra italiane është në garë edhe për Arthur Melon e Barcelonës. /Telegrafi/