Juventus - Napoli, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A
Juventusi dhe Napoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e dytë në Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e napolitanëve në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.
Kampioni i Italisë vjen në këtë takim nga një fitore e vështirë ndaj Parmas në ndeshjen e parë, por synon tri pikët e radhës në ndeshjen në shtëpi.
Edhe mysafirët e Napolit vijnë nga një fitore e vështirë në udhëtim te Fiorentina dhe synojnë rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur formacionet më të mira të mundshme, ku te Juve debuton Matthijs De Ligt.
Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, De Ligt; Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Costa, Higuain, Ronaldo;
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Zielinski; Callejon, Fabian, Insigne; Mertens.
/Telegrafi/


