Please enter at least 3 characters.

Juventus 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli i “Rossonerëve” shpallet më i miri, dëshpëron keq 20-milionëshi

Juventusi mori një pikë krejt në fund në derbin ndaj AC Milanit, ku Federico Gatti shënoi me kokë.

“Zonja e Vjetër” dominoi plotësisht në sfidën ku AC Milani krijoi vetëm një rast për të realizuar përmes Cisse.

“SofaScore” si zakonisht ka vlerësuar paraqitjet e lojtarëve, ku Mike Maignan u shpall “Lojtari i ndeshjes” me notën 7.7, ndërsa te Juventusi më i dalluari ishte Gatti me 7.6.

Në anën tjetër, Edon Zhegrova që hyri në lojë në minutën e 89-të u vlerësua me 6.6, që është normale shkaku se kompletoi vetëm disa pasime, me ndeshjen që u fokusua në krahun tjetër, te Jeremia Boga.

Randal Kolo Muani rezultoi të jetë më i dobëti me 5.8, si pasojë e shumë topave të humbur.

Notat e lojtarëve:

Ndërkohë, Juventusi njësoi si Milani kanë nga shtatë pikë në Serie A pas tri xhirove./Telegrafi/