Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit
Justin Bieber ka ngritur shqetësime mes fansave pas një paraqitjeje të pazakontë.
Kjo ndodhi në hapjen e dyqanit të kujdesit të lëkurës së bashkëshortes së tij, Hailey, në Los Angeles.
Këngëtari u shfaq me syze të errëta, buzëqeshi në mënyrë të pakontrolluar dhe lëvizi në mënyrë të çrregullt.
Kjo nxiti komente nga fansat të cilët shprehën shqetësimin e tyre për shëndetin e tij, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje vjen mes thashethemeve për tensione në martesën e tij dhe pas akuzave të rënda ndaj ish-mentorit të tij, Diddy, i cili u arrestua për trafikim seksual.
Burime të brendshme thonë se Bieber është i shqetësuar nga këto zhvillime dhe ka zgjedhur të qëndrojë i tërhequr.
Ndërkohë, këngëtari ka ndarë në Instagram mesazhe fetare dhe fotografi me Hailey-n, duke u përpjekur të japë një imazh të qetë të jetës së tij personale.
Megjithatë, fansat vazhdojnë të spekulojnë mbi gjendjen e tij mendore dhe emocionale. /Telegrafi/


