Please enter at least 3 characters.

Justin Bieber rrëfen betejën e brendshme, sërish në një periudhë të vështirë

Justin Bieber

Justin Bieber ka pranuar se po kalon një periudhë të vështirë, duke publikuar disa mesazhe në rrjete sociale ku thotë se po i kërkon Zotit ndihmë dhe një perspektivë tjetër për gjendjen e tij.

Në një nga postimet, këngëtari u shpreh se është “thjesht një njeri mesatar, me të meta”, duke pranuar se ka bërë gjëra që kanë lënduar të tjerët.

Ai shtoi se edhe sot ndodh që pa dashje të thotë ose të bëjë gjëra që i dëmtojnë njerëzit, por se çdo ditë e re e sheh si një mundësi për rritje personale.

Në një tjetër mesazh, Bieber foli për pasiguritë e tij dhe frikën se mund të “zbulohet” si një person egoist.

Ai tha se dikur mendonte se po të ishte i sinqertë për këto ndjenja, do t’i largonte ëndrrat e tij për t’u pranuar, por tani beson se sa më shumë sinqeritet, aq më shumë liri ndjen.

Artisti ndau edhe një mesazh më të gjatë ku theksoi se nuk mund ta kontrollojë se si do të ndihet kur zgjohet në mëngjes: ndonjëherë është optimist, ndonjëherë pesimist.

Sipas tij, më herët kishte prirje ta fajësonte Zotin për ndjenjën e keqe me të cilën niste ditën, në vend që të fliste me të.Bieber tha gjithashtu se ditët e fundit po lutet veçanërisht që Zoti ta ndihmojë të shohë më të mirën te njerëzit, edhe pas përvojave kur është ndjerë i shfrytëzuar.

Këto postime vijnë në një kohë kur prej muajsh fansat kanë ngritur spekulime për gjendjen e tij emocionale dhe për martesën me Hailey Bieber.

Çifti është i martuar gati shtatë vjet dhe në gushtin e kaluar u bënë prindër të një djali, Jack Blues Bieber. /Telegrafi/