Please enter at least 3 characters.

Juncker porosit vendet e Ballkanit: Zgjidhni kontestet kufitare, nëse dëshironi anëtarësim në BE

2018/01/o-JEANCLAUDE-JUNCKER-facebook.jpg
322:"European Commission President Jean-Claude Juncker speaks during a media conference at EU headquarters in Brussels on Monday, June 29, 2015. European Commission President Jean-Claude Juncker says he felt a betrayed by Greek Prime Minister's Alexis Tsipras surprise call for referendum last weekend. (AP Photo/Virginia Mayo)
2:"AP

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke iu referuar aspiratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, ka thënë se “pranimi në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë”.

Duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, Juncker theksoi se dëshiron t’u tregojë shteteve në Ballkan se cilat janë pritjet e Bashkimit Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton REL.

“Hyrja në Bashkimin Evropian nuk është gjë e lehtë. Ajo nuk bie nga qielli. Duhet të punohet për këtë gjë. Po ashtu, dëshiroj të them në mënyrën më miqësore: të gjitha kontestet kufitare, të cilat ekzistojnë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të zgjidhen para anëtarësimit”, tha Jean-Claude Juncker, i cili në fund të muajit shkurt dhe fillim të marsit e viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor.