Jude Bellingham bën kapërcimin drejt botës së modës - pozon për markën e Kim Kardashian
Kim Kardashian është një nga personazhet më të njohur në skenën ndërkombëtare.
Influencuesja ka më shumë se 360 milionë ndjekës në Instagram, me të cilët ndan gjëra nga jeta e përditshmëria.
Modelja ka zgjeruar popullaritetin e saj falë pjesëmarrjes në programe të ndryshme televizive.
Mirëpo, Kardashian ka mundur të bëjë lëvizje edhe në fushën e biznesit, duke prezantuar markën e saj ekskluzive të të brendshmeve, 'Skims'.
Tani, marka e saj 'Skims' është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave falë nënshkrimit të lojtarit të Real Madridit, Jude Bellingham.
Këtë e ka konfirmuar vetë Kim Kardashian në rrjetet e saj sociale, ku ka shpërndarë disa imazhe të lojtarit të veshur me të brendshme të markës së saj.
Në këtë mënyrë, Bellingham i bashkohet listës së të famshmëve që kanë bashkëpunuar me 'Skims'.
Në imazhet e shpërndara nga Kardashian, futbollisti i Real Madridit shihet i veshur me të brendshme të ndryshme të markës, duke ndërruar poza mes tyre. /Telegrafi/


