Ju dhemb qafa dhe shpina nga qëndrimi ulur? Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju lehtësojë
Duket pothuajse tepër i lehtë për të funksionuar, por vetëm pak sekonda në këtë pozicion mund ta ndryshojnë ndjesinë në pjesën e sipërme të trupit
Edhe pse qëndrimi i trupit varet nga shumë faktorë dhe nuk ekziston një ushtrim i vetëm që mund ta korrigjojë në mënyrë magjike, disa ushtrime të thjeshta mund të ndihmojnë që trupi të bëhet më i fortë dhe më i lëvizshëm. Njëri prej tyre është “dead hang”, pra varja e lirë në një shufër për tërheqje.
Ky ushtrim vitet e fundit është bërë popullor edhe jashtë stërvitjeve klasike të forcës, pikërisht sepse është shumë i thjeshtë. Nuk ju nevojitet pajisje e veçantë, përveç një shufre të qëndrueshme, dhe mund ta përfshini në stërvitje ose ta bëni në disa përsëritje të shkurtra gjatë ditës.
Përveçse aktivizon kapjen e duarve dhe muskujt e pjesës së sipërme të trupit, “dead hang” mund të jetë një shtesë e dobishme në rutinën tuaj, veçanërisht nëse kaloni shumë orë para kompjuterit,
Çfarë është ushtrimi “dead hang”?
“Dead hang” është një ushtrim gjatë të cilit kapeni në një shufër dhe e lini trupin të varet me krahët të shtrirë. Këmbët nuk prekin dyshemenë, ndërsa trupi mbahet sa më i qetë.
Në pamje të parë duket pothuajse tepër i thjeshtë për t’u quajtur ushtrim, por pikërisht këtu qëndron veçantia e tij.
Gjatë varjes, duart dhe parakrahët mbajnë peshën e trupit, ndërsa aktivizohen edhe muskujt e shpatullave, shpinës dhe trungut.
Nëse qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, sidomos para kompjuterit, trupi kalon orë të tëra në pothuajse të njëjtin pozicion. Shpatullat mund të tërhiqen përpara, ndërsa qafa dhe pjesa e sipërme e shpinës shpesh mbeten nën tension.
Ky ushtrim mund të ndihmojë duke e vendosur përkohësisht pjesën e sipërme të trupit në një pozicion tjetër dhe duke ndihmuar në lëvizshmërinë e shpatullave. Njëkohësisht forcon kapjen e duarve dhe mund të jetë pjesë e një rutine më të gjerë për forcimin e shpinës.
Sigurisht, vetëm varja në shufër nuk do ta korrigjojë qëndrimin e dobët të trupit. Për ndryshime afatgjata janë më të rëndësishme lëvizja e rregullt, forcimi i shpinës dhe muskujve të trungut, si dhe shmangia e qëndrimit ulur për shumë orë pa pushim.
@irena.fit__ What actually happens if you do a 30-second deadhang every day? Here’s what it can help with: • Spinal decompression : Hanging lets gravity gently create space in your spine, which can reduce that “compressed” feeling from sitting all day. • Better posture awareness : It activates your upper back and shoulders, which helps counter rounded shoulders. • Stronger grip strength : Your hands, forearms, and nervous system adapt quickly. • Shoulder stability : It strengthens the small stabilizing muscles around the shoulder joint. • Upper body endurance : Even 30 seconds builds real control over time. But here’s what it’s NOT: ❌It’s not magic. ❌It won’t instantly fix posture. ❌It won’t replace strength training. How to do it safely: ✔️Start with 10–20 seconds if you’re new ✔️Keep your shoulders slightly engaged (don’t fully collapse) ✔️Avoid swinging ✔️Stop if you feel sharp shoulder pain Consistency > intensity 30 seconds. Every day. Small habit. Real impact. Try it for 7 days and see how your body feels! ✨ #fyp#workout#asian#deadhang♬ What You Saying - Lil Uzi Vert
Si bëhet siç duhet “dead hang”?
Për fillim ju nevojitet një shufër e qëndrueshme që mund ta mbajë në mënyrë të sigurt peshën tuaj.
Kapeni me të dyja duart, pak më gjerë se gjerësia e shpatullave. Ngrini këmbët nga dyshemeja dhe lëreni trupin të varet. Krahët mbahen të shtrirë, ndërsa gjunjët mund të përkulen lehtë nëse kështu ndiheni më rehat.
Përpiquni të mos lëkundeni dhe të merrni frymë normalisht.
Nëse jeni fillestar, nuk është e nevojshme të përpiqeni të qëndroni varur sa më gjatë. Dhjetë deri në 20 sekonda janë të mjaftueshme për fillim, në dy ose tri seri.
Me përmirësimin e forcës dhe të kapjes së duarve, kohëzgjatjen mund ta rrisni gradualisht.
Nëse ushtrimi ju duket shumë i vështirë, mund të lini një pjesë të peshës mbi këmbë. Për shembull, qëndroni mbi një platformë të ngritur dhe përdorni këmbët si mbështetje ndërsa mbaheni në shufër.
Qëllimi nuk është të qëndroni varur sa më gjatë me çdo kusht, por ta ndërtoni forcën gradualisht dhe ta mësoni trupin me këtë pozicion.
Sa shpesh duhet bërë?
“Dead hang” mund ta bëni në fillim ose në fund të stërvitjes, por edhe disa herë gjatë ditës nëse ju përshtatet.
Për fillim mjaftojnë dy deri në tri seri të shkurtra.
Megjithatë, nëse synoni të përmirësoni qëndrimin e trupit, mos u mbështetni vetëm në këtë ushtrim. Kombinojeni me ushtrime për shpinën, shpatullat dhe muskujt e trungut, ndërsa gjatë ditës bëni sa më shumë pushime të shkurtra nga qëndrimi ulur.
“Dead hang” është më mirë të shihet si një shtesë e thjeshtë dhe e dobishme në rutinën e përditshme, jo si një zgjidhje magjike për qëndrimin e dobët.
Ju duhen vetëm pak minuta dhe një shufër, ndërsa me kalimin e kohës mund të vini re se varja bëhet më e lehtë dhe se keni kontroll më të mirë mbi pjesën e sipërme të trupit. /Telegrafi/


