Please enter at least 3 characters.

Jones do ta ketë shansin ta kërkojë titullin e peshave të rënda në UFC, por pas Francis Ngannou

2020/08/JonJones-1.jpg
262:"HOUSTON, TEXAS - FEBRUARY 08: Jon Jones walks to his corner in between rounds against Dominick Reyes in their UFC Light Heavyweight Championship bout during UFC 247 at Toyota Center on February 08, 2020 in Houston, Texas. (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i UFC-së, Dana White, nuk do ta kishte problem që Jon Jones të sfidonte për titull në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo vetëm pas Francis Ngannou.

33-vjeçari ka konfirmuar se do ta lë vakant titullin e tij në kategorinë lehtësisht të rëndë, në mënyrë që të ngritet një divizion më lartë.

Legjenda amerikane i ka bërë publike planet e tij, pasi rivali Daniel Cormier (41 vjeçar) u pensionua pas humbjes nga Stipe Miocic (37 vjeçar).

Stipe Miocic dhe Daniel Cormier (Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

White e ka mbështetur idenë që Jones të konkurrojë për t’u bërë kampion i dyfishtë, por ka paralajmëruar se fillimisht këtë mundësi e ka Ngannou.

“(Jones) është kampion afatgjatë në kategorinë e peshave lehtësisht të rëndë. Sipas meje, ai është më i miri i të gjitha kohërave”.

Jon Jones (Foto: Ronald Martinez/Getty Images/Guliver)

“Nëse dëshiron të kthehet dhe ta kërkojë titullin në peshat e rënda, unë nuk kam problem. Mirëpo, tash për tash nuk mund të dalë para Francis Ngannou”, citon The Sun fjalët e kreut të UFC-së. /Telegrafi/