JoJo rikthehet me tri këngë të reja (Audio)
22/08/2015
Këngëtarja JoJo është rikthyer befasishëm në skenë pas pothuajse një dekade.
JoJo këto ditë ka nxjerrë tre këngë të reja përnjëherësh duke befasuar fansat e saj.
Këngët “When Love Hurts”, “Say Love” dhe “Save My Soul”, do të jenë pjesë e albumit më të ri të JoJo, i cili do të dalë pas nëntë vitesh pauzë.
“Jam pak nervoze, i kam vendosur standard më të lartë vetes dhe dua të impresionoj fansat e mi”, ka thënë 24-vjeçarja për MTV, transmeton Koha.net.
JoJo, emri i vërtetë i të cilës është Joanna Levesque, ishte bërë e famshme me këngën “Get Out”, kur ishte vetëm 13 vjeçare. /Telegrafi/


