Please enter at least 3 characters.

Johny Depp tregon se varet nga alkooli

2018/06/JohnnyDepp.jpg
201:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 02: Johnny Depp attends the 'Murder On The Orient Express' World Premiere at Royal Albert Hall on November 2, 2017 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Johnny Depp tregon më në fund të vërtetën, jo vetëm për gjendjen e tij fizike muajt e fundit. 55-vjeçari ka tronditur fansat dhe mediet, teksa në një intervistë të rrallë rrëfen përballjen me depresionin, paratë, dashurinë për drogat, përfshirë edhe qetësuesit në çdo orë të ditës.

Aktori tregon për herë të parë se, ndarjen nga ish-bashkëshortja Amber Heard e ka përjetuar shumë keq, aq sa ra në depresion dhe vuri në rrezik edhe financat e tij.

Gazetari ka arritur ta realizojë intervistën brenda tri ditësh, në një shtëpi të marrë me qira nga Depp në Londër. Ai e ka ndërprerë atë shpeshherë për të pirë duhan apo hashash, apo për të konsumuar pije alkoolike, duke treguar qartë gjendjen e rënduar psikologjike.

Përballja ligjore me ish-menaxherin dhe ish-truprojën e tij vijon, pasi këta të fundit pretendojnë se aktori i ka sasi të konsiderueshme parash borxh. Ai ka humbur pothuajse të gjithë pasurinë e tij në shumën e 600 milionë dollarëve.

Ylli i Hollywoodit bëhet emotiv kur rrëfen mënyrën sesi i biri mësoi për problemet e tij financiare nga mediet dhe shokët e klasës. Por, ndarja nga Amber Heard duket se ka qenë goditja më e fortë.

“Nuk e duroja dot dhimbjen çdo ditë – thotë ai. Kur martesa ime mori fund, u shkatërrova. Në atë periudhë mbeta edhe pa para dhe nëna ime vdiq”, tregon ai për vitin 2016.

“Shpëtimin në këtë moment e gjeta te vodka, nga mëngjesi në mbrëmje, e aty nisa të shkruaja një libër kujtimesh. Kam qarë aq shumë sa nuk shihja më nga sytë. Pyesja veten se çfarë kam bërë për të merituar këtë gjë”.

Beteja e tij vijon, edhe pse sot, i mbetur pa asnjë kacidhe, i duhet të kujdeset për fëmijët, duke mbështetur financiarisht ish-bashkëshorten Vanessa Paradise. Muajt e fundit, Depp i ka kaluar nëpër Evropë, me “Vampirët e Hollywoodit”, ndërsa pret 25 milionë dollarë nga beteja ligjore me ish-kompaninë e menaxhimit. /Top-Channel/