Please enter at least 3 characters.

Johnsson: Ibrahimovici është egoist dhe individualist si njeri dhe si lojtar, jemi kualifikuar në botëror pa të

2018/04/Zlatan-Ibrahimovic-Suedia.jpg
127:"during the UEFA EURO 2016 Group E match between Sweden and Belgium at Allianz Riviera Stadium on June 22, 2016 in Nice, France.
10:"Lars Baron

Portieri suedez i skuadrës nga Ligue 1, Guingamp, Karl-Johan Johnsson ka goditur sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic vendosi të pensionohet nga futbolli i luajtur me Kombëtaren Suedeze, duke mos marr pjesë në kualifikime.

Por, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka mburrur veten në intervistën e tij të fundit dhënë për media.

36-vjeçari ka thënë që ai pret të luajë për Suedinë në Kupën e Botës pasi Kampionati Botëror nuk ka kuptim pa të.

Karl-Johan Johnsson është pjesë e ekipit kombëtar të Suedisë (Getty Images)

Por, bashkëlojtari i tij te kombëtarja, Johnsson, nuk pret që ai të ftohet pasi e ka cilësuar si individualist dhe egoist, teksa shtoi se Suedia është kualifikuar pa të.

"Nuk e di nëse do të thirret, varet nga trajneri, por ne jemi kualifikuar pa të", ka thënë fillimisht Johnsson për Main Opposee.

"Ai është egoist, individualist si person ashtu edhe si lojtar, por ne jemi një skuadër", përfundoi portieri suedez.

Ndryshe, Johnsson është portier rezervë i ekipit kombëtar të Suedisë që do të udhëtoj drejt Rusisë për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/