Please enter at least 3 characters.

Joe dhe Jill Biden kanë fituar mbi 15 milionë dollarë që nga viti 2017

2019/07/AE1C556E-2C78-4253-93BC-614C0ED94762_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg

Ish-nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe gruaja e tij kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë, që kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2017, bëhet e ditur në të dhënat e taksave, të publikuara nga fushata e tij për nominimin e Partisë Demokratike, për garën presidenciale të vitit 2020.

Dokumentet e publikuara më 9 korrik tregojnë se, shumica e të ardhurave të Joe dhe Jill Biden, erdhën nga angazhimet e fjalimeve dhe dy libra të shkruara nga ish-nënpresidenti.

Biden përfitoi 8 milion dollarë nga një marrëveshje e librave të tij. Nga turneu i vazhdueshëm publik fitoi më shumë se 4 milionë dollarë, me mbi 50 paraqitje në të gjithë vendin.

Biden gjithashtu fitoi 540,000 dollar si profesor i Qendrës “Penn Biden” të Universitetit të Pensilvanisë. Gruaja e tij, Jill Biden, fitoi të paktën 700,000 dollarë në angazhimet e fjalimeve, tregojnë të dhënat.

Kandidatët për president të SHBA-së, tradicionalisht publikojnë të dhëna tatimore për vitet e fundit.

Ish-presidentët dhe nën-presidentët shpesh marrin pagesa të mëdha për fjalimet e tyre në organizime të ndryshme pasi ata largohen nga Shtëpia e Bardhë. /rel/