Joe Biden del negativ për coronavirus
27/07/2022
Presidenti amerikan, Joe Biden është shëruar me sukses nga coronavirusi.
I pari i shtetit amerikan doli negativ për COVID-19 të martën mbrëma dhe përsëri të mërkurën në mëngjes.
Kështu ka njoftuar mjekut personal i presidentit të SHBA-së, Dr. Kevin O'Connor, raporton abcnews.
Kjo vjen më pak se një javë pas testit të parë pozitiv të presidentit të enjten në mëngjes.
Kujtojmë se 79-vjeçari gjatë kohës sa ishte pozitiv ka vazhduar punën në zyre dhe ka qenë i izoluar për shtatë ditë.
Ndryshe, Biden është vaksinuar deri më tani me tre vaksina kundër COVID-19. /Telegrafi/


