Please enter at least 3 characters.

Joao Mario refuzon Watfordin, nuk bindet as nga Sevilla

2018/01/Joao-mario-e1516022645181.jpg
249:"FLORENCE, ITALY - JANUARY 05: Joao Mario of FC Internazionale in action during the serie A match between ACF Fiorentina and FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on January 5, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Joao Mario ka refuzuar një kalim te Watfordi pasi po pret ofertat e ndonjë klubi që luan në garate mëdha evropiane. 

Sipas Calciomercatos, Interi duhet të barazojë shpenzimet para se të blej lojtar si Rafinha, Ramires dhe Lisandro Lopez.

Portugezi që nga ardhja prej Sporting Lisbonës nuk ka arritur të gjejë vetën në San Siro dhe Watfordi dëshiron kartonin e tij.

Por, Joao Mario përveç se refuzoi klubin anglez, ai nuk është bindur as nga Sevilla e Vincenzo Montellas.

Klubi spanjoll në marrëveshje ka futur edhe Joauin Correan.

Në vitin 2016 ai iu bashkua Interit për 40 milionë euro, plus pesë në formë të bonuseve.

24-vjeçari ka pasur mundësi të tregojë vetën edhe nën urdhrat e Luciano Spallettit, por nuk ka arritur t'ia dal. /Telegrafi/