Please enter at least 3 characters.

Joao Mario: Jam i lumtur, po stërvitem shumë

2018/10/Joao-Mario-e1540889717739.jpg
246:"MILAN, ITALY - DECEMBER 27: Joao Mario of FC Internazionale Milano in action during the TIM Cup match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on December 27, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Interit, Joao Mario, është shprehur i lumtur me inkuadrimin dhe paraqitjen në fitoren zikaltërve ndaj Lazios me rezultat 0-3.

Portugez tha se është duke bërë maksimumin të jetë në formë të mirë fizike pasi qëllimi i tij është të jetë gati për çdo ndeshje.

"Jam përgatitur mirë dhe po tentoj të stërvitem në maksimum çdo ditë në mënyrë që të fitojë një mundësi", ka thënë 25-vjeçari për Sky Sport Italia.

"Gjëja më e rëndësishme është të jem gati. Jam shumë i lumtur".

"Në momente të vështira rritesh si person, do mundohem të bëjë më mirë, të jem një tjetër lojtar dhe person".

"Dua t'i kthej fishkëllimat e tifozëve në duartrokitje. Jam i lumtur që tifozët më kanë bërë një dhuratë të tillë teksa u largova nga fusha, i falënderoj".

"Tani për mua e rëndësishme është të jem gati gjithmonë, kështu që do vazhdoj me punën e madhe", ka shtuar portugezi. /Telegrafi/