Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Eric Garcian, Barcelona synon transferimin e një tjetër ish-lojtari të tyre

2020/08/GettyImages-1266331114.jpg
376:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 14: FC Barcelona players celebrate after David Alaba of FC Bayern Munich (not pictured) scores an own goal for FC Barcelona's first goal during the UEFA Champions League Quarter Final match between Barcelona and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 14, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Manu Fernandez/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona po mendon ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ri.

Eric Garcia mbetet objektivi kryesor për qendrën e mbrojtjes, por negociatat me Manchester Cityn duken të vështira.

Barcelona ka ofruar 10 milionë euro, shumë që është refuzuar nga Manchester City për mbrojtësin që është futur në vitin e fundit të kontratës.

Eric Garcia

Megjithatë sipas medieve spanjolle dhe atyre angleze transferimi i Garcias në Camp Nou pritet të bëhet për një shumë prej 17 milionë euro.

Por katalunasit duan ta rikthejnë edhe një tjetër ish mbrojtës të tyre në skuadër.

Fjala është për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin.

Spanjolli ka refuzuar kalimin në Paris Saint Germain, pasi po pret ofertën nga Barcelona.

Hector Bellerin

Katalunasit nuk janë të kënaqur me dy mbrojtësit e djathtë Nelson Semedo dhe Sergi Roberto dhe kjo është arsyeja që duan transferimin e Bellerin.

Për ta bindur Arsenalin ta lënë të lirë spanjollin, Barcelona besohet se do të ofrojë 20 milionë euro për anësorin. /Telegrafi/