Jeta e vështirë e familjes Kuçi (Video)
19/04/2015
Kushtet shumë të rënda ekonomike, ua pamundësojnë atyre një jetë më të mirë. E zonja e shtëpisë, Gjyle Kuçi, s’kërkon asgjë ma shumë se një kulm mbi krye, e pak bukë për fëmijët e saj.
“Valla ma së shumti po na mungon nji shpi, se po tutem me ndejt n'ket’ barakë... asht e rrezikshme për s’tepërmi”, thotë ajo.
Përveç këtyre vështirësive, kjo familje s'po mundet as fëmijët me i shkollua, për shkak të mungesës së parave.
Përkundër kërkesave të shumta për ndihmë qe i ka bë kjo familje që jeton në lagjen “Barakat e Granitit” në Gjakovë, gjendja e tyre nuk asht përmirësuar aspak. /Rrokum/


