Please enter at least 3 characters.

Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë

2018/03/Screenshot_3-9.jpg

Kryeministri slloven, Miro Cerar njoftoi dorëheqjen pas anulimit nga Gjykata Supreme të një referendumi që i hapte dritën jeshile projektit ambicioz hekurudhor Koper-Divaça, i mbështetur nga qeveria e qendrës së majtë.

Cerar do të informojë sot edhe presidentin e vendit, Borut Pahor për këtë vendim.

Referendumi i anuluar u zhvillua shtatorin e kaluar dhe kërkonte miratimin popullor për ndërtimin e një linje të dytë hekurudhore mes Divaças dhe Koperit, që Cerar e kkishte konsideruar të një rëndësie strategjike për Slloveninë.

Sipas Gjykatës Supreme mbështetja e qeverisë për këtë projekt mund të ndikonte në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen qershorin e ardhshëm.

Nuk dihet nëse dorëheqja e Cerarit do të pasohet nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme.