Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez tregon linjat me veshje sportive, vazhdon të mbetet në top formë

2019/01/jennifer-e1547283019805.jpg
206:"NEW YORK, NY - DECEMBER 12: Jennifer Lopez attends the world premiere of "Second Act" at Regal Union Square Theatre, Stadium 14 on December 12, 2018 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive në ShBA.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, 49-vjeçarja ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet duke pozuar në veshje sportive.

“Vit i ri, qëllime të reja. Do të më pyesni se si të qëndroni të motivuara dhe të fokusuara në qëllimet e juaja. Ushtrimet e reja çdo herë funksionojnë te unë”, ka shkruar Lopez në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, të cilët e kanë komplimentuar për linjat dhe freskinë në këtë moshë.

Jennifer përndryshe është në lidhje me Alex Rodriguezin, ndërsa nuk kanë bërë ende të ditur nëse planifikojnë të martohen.

Vitin e kaluar, ajo u nderua me çmimin honorifik në "MTV Video Music Awards" për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme. /Telegrafi/