Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez mori vëmendje në SAG Awards me byzylykun që kushton nëntë milionë dollarë

2020/01/GettyImages-1200642723-e1579534894141.jpg
237:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - JANUARY 19: Actress/singer Jennifer Lopez attends the 26th annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 19, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Chelsea Guglielmino/Getty Images)
12:"Getty Images

Ajo sigurohet të rrëmbejë vëmendje thuajse në çdo paraqitje të saj.

Dhe Jennifer Lopez, 50-vjeçe, ‘goditi’ sërish në çmimet prestigjioze Screen Actors Guild (SAG), me dukjen e veçantë që përzgjodhi.

Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë të zi, pa supe, por të hapur në pjesën e shpinës, teksa me flokët e saj të tërhequra u shfaq mjaft elegante.

Jennifer Lopez shkëlqen në SAG Awards (Foto: Shutterstock)

Ndonëse në pamje zgjodhi stilin e thjeshtë, ylli amerikan mori vëmendje me byzylykët në qafë dhe dorë të punuar nga Harry Winston me vlerë mbi nëntë milionë dollarë.

Ndërkaq, Lopez ishte nominuar për punën e saj në rolin e Ramonas në filmin “Hustlers”, më saktësisht për performancën e saj, përkundër se u padit nga vajza në jetën reale që e frymëzoi për rolin e tillë.

Të nominuarit në të njëjtën kategori ishin: Margot Robbie (Bombshell), Nicole Kidman (Bombshell), Laura Dern (Marriage Story) dhe Scarlet Johansson (Jojo Rabbit).

Jennifer Lopez shkëlqen në SAG Awards (Foto: Shutterstock)

Ndërsa J-Lo nuk është nominuar për një çmim Akademie, ajo ka shumë të tjera për t'u entuziasmuar në vitin 2020, përfshirë shfaqjen e saj për Versace. /Telegrafi/

Jennifer Lopez (Foto: Bennett/Getty Images/Guliver)

Jennifer Lopez (Foto: Chelsea Guglielmino/Getty Images/Guliver)