Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë fejuar

2018/08/jenn1-1.jpg
289:"NEW YORK, NY - MAY 07: Recording artist Jennifer Lopez and Alex Rodriguez attend the Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala at The Metropolitan Museum of Art on May 7, 2018 in New York City. (Photo by Noam Galai/Getty Images for New York Magazine)
10:"Noam Galai

Që kur lidhja e tyre filloi, ata ishin shumë të diskutuar në mediat rozë.

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez zgjojnë vazhdimisht kureshtje te fansat e tyre.

Muaj më parë ishte përfolur se çifti u fejuan në fshehtësi, e krejt ky aludim erdhi nga një unazë që Alex i dhuroi Jenniferit.

E lidhur me këtë, ka folur së fundmi vet Rodriguez i cili ka treguar të vërtetën rreth këtyre thashethemeve.

“Ia bëra asaj dhuratë një unazë. Ia kam dhënë atë unazë ndoshta para pesë muajsh. Asaj i pëlqeu shumë dhe i rrinte bukur”, ka thënë ai.

“Sigurisht që ka një kuptim për ne, por jo nuk jemi të fejuar”, ka shtuar ai më tej, duke treguar se çifti shprehin gjithmonë interes për të bërë një hap para.

Ndërkohë, J.Lo ka bërë të ditur së fundmi se do të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve "MTV Video Music Awards", ku do të nderohet me çmimin për vepër jetësore. /Telegrafi/