Please enter at least 3 characters.

"Je gjysëm njeri", lansohet balada nga Kolë Oroshi (Video)

2018/01/KoleOroshi.jpg

"Je gjysëm njeri" titullohet kënga më e re e Kolë Oroshit që e ka publikuar me videoklip.

Irkenc Hyka e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa Petro Xhori e ka shkruar tekstin.

Miksimi dhe masterizimi i "Je gjysëm njeri" është bërë nga Jojo.

Videon muzikore e ka realizuar Unix Production.

Kënga e re është një baladë e interpretuar shumë mirë nga Oroshi.

Kolë Oroshi më herët solli bashkëpunimin me Bleron me titull “Një ditë”.

Videoja e publikuar në muajin nëntor ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/