Please enter at least 3 characters.

Jay Z dhe Beyonce në xhirime të klipeve të reja në Xhamaika

2018/03/jay-z-beyonce--e1521619487663.jpg
231:"CHICAGO, IL - JULY 24: Jay-Z (L) and Beyonce perform onstage during the "On The Run Tour: Beyonce And Jay-Z" at Soldier Field on July 24, 2014 in Chicago, Illinois. (Photo by Larry Busacca/PW/WireImage for Parkwood Entertainment)
32:"WireImage for Parkwood Entertain

Jay Z dhe Beyonce janë duke qëndruar në Xhamaika ku janë duke punuar në projektin e ri.

Superçifti janë shfaqur në Kingston të martën për të xhiruar videoklip që do të shfrytëzohet si përmbajtje për turneun "On The Run II" me dhjetëra koncerte në stadiume.

Mbretëresha është dukur mjaft me stil prapa një motorri.

Këngëtarja ikonike përshëndeti adhuruesit e saj dhe u dha nga një puthje në distancë prej setit të xhirimeve.

Besohet se këngëtarët kanë xhiruar përmbajtje vizuale që do të shfaqet në koncertet që ata do t'i mbajnë në kuadër të turneut nëpër stadiume, ku ata thuhet se do të xhirojnë pamje edhe nga shtëpia e Bob Marleyt.

Hov nuk është i panjohur në Xhamaika. Ai xhiroi klipin e "Bam" në Kingston vitin e kaluar.

(Foto: Getty Images)

Turneu "On The Run II" fillon në Kardif më 6 qershor dhe përfundon më 4 tetor në Seattle.

Vazhdon të ketë raportime se dyshja do të lansojnë një album të përbashkët. /Telegrafi/