Please enter at least 3 characters.

Jay-Z dhe Beyonce kanë publikuar klipin për "Family Feud" që flet për tradhtinë e reperit (Video)

2018/01/JayZBeyonce-1-e1515253788596.jpg
350:"CLEVELAND, OH - NOVEMBER 04: (L-R) Beyonce and and Jay Z perform on stage during a Get Out The Vote concert in support of Hillary Clinton at Wolstein Center on November 4, 2016 in Cleveland, Ohio. With less than a week to go until election day, Hillary Clinton is campaigning in Pennsylvania, Ohio and Michigan. (Photo by Duane Prokop/Getty Images)
12:"Getty Images

Çifti i famshëm, Jay-Z dhe Beyonce, e kanë publikuar videon muzikore të këngës "Family Feud", në të cilën krahas vajzës së tyre, Blue Ivy, aktrojnë shumë aktorë të njohur.

Dy yjet e muzikës e paralajmëruan videoklipin e ri para disa ditësh duke postuar një xhirim më të shkurtët.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa tashmë e kanë sjellë edhe versionin e plotë, i cili zgjat afro tetë minuta dhe përmban një kombinim të shkëlqyer të muzikës dhe aktrimit.

Në klip, Beyonce është në rolin priftëreshës para të cilës reperi rrëfehet, derisa Blue Ivy qëndron vet e ulur në kishën e zbrazët.

Jessica Chastain, Rashinda Jones, Thandie Newton, Mindy Kaling, America Ferrera, Brie Larson, Rosario Dawson e Michael B. Jordan - janë të famshmit që paraqiten në videoklip.

(Foto: Getty Images)

"Family Feud" është pjesë e albumit të Jay-Z, "4:44", ndërsa gruaja e tij është mysafire në këngën që duhej ta kompletojë tregimin nga albumi i saj, "Lemonade".

Në fakt, kënga flet për tradhtinë e Jay-Z dhe vazhdimin e lidhjes me Beyonce.

Regjinë e klipit e ka bërë Ava DuVernay, ndërsa minutat e fundit fokusohen te familja që i ka tejkaluar problemet nga tradhtia e burrit. /Telegrafi/