Please enter at least 3 characters.

Jardim ua mbyll dyert anglezëve: Lemar nuk largohet në janar

2018/01/jardim-lemar.jpg

Trajneri i Monaco, Leonardo Jardim, ka thënë se skuadra e tij nuk do të lejojë yllin Thomas Lemar të largohet nga klubi në aftin kalimtar të janarit.

22-vjeçari është një objektiv afatgjatë i skuadrave të mëdha angleze, Liverpoolit dhe Arsenalit.

Reds e shohin Lemarin si zëvendësues adekuat të Philippe Coutinhos, i cili pritet të largohet këtë muaj ose në qershor drejt Barcelonës.

Në anën tjetër, te Arsenali, trajneri Arsene Wenger është adhurues i madh i bashkëvendësit të tij dhe do ishte zgjidhje perfekte nëse largohen Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.

Megjithatë, trajneri i Monacos, Jardimi ka theksuar se Lemar nuk do të largohet nga klubi deri në verën e ardhshme.

"Monaco nuk është në rregull për të bërë shitje të mëdha në dimër", ka thënë fillimisht Jardim.

"Është strategjia jonë. Lojtarët e kuptojnë dhe e dinë se si shkon këtu politika e transferimeve", përfundoi trajneri portugez.

Ndryshe, Lemar shihet si njëri nga lojtarët më perspektiv në Evropë dhe çmimi i tij besohet të sillet rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/