Please enter at least 3 characters.

Japonezët krijuan akulloren që shkrihet me shumë vështirësi (Video)

2017/08/Shkencëtarët-krijuan-pa-dashje-akulloren-që-shkrihen-me-shumë-vështirësi-foto.jpg
24:"© Kanazawaice/Instagram

Tomihisa Ota nga Universiteti Kanazawa i Japonisë, ka qenë në krye të hulumtimit ku është krijuar pa dashje një akullore, që shkrihet me shumë vështirësi.

Grupi i shkencëtarëve ka shtuar ekstraktin e luleshtrydhes, në përpjekje që t’i japin formën e duhur këtyre ëmbëlsirave, transmeton Telegrafi.

Por, ka dalë se ky përbërës vështirëson shkëputjen e yndyrës dhe ujit, gjë që ndikon te masa të jetë e fortë dhe të mos rrjedhë.

Këto akullore i mbijetojnë temperaturës prej 28 gradëve Celsius, si dhe për një kohë mund t’ju vendoset sipër tharësja e flokëve që lëshon temperaturë të nxehtë. /Telegrafi/