Please enter at least 3 characters.

Jap Stam në qershor merr drejtimin e Feyenoordit

2019/03/GettyImages-925057550.jpg
238:"READING, ENGLAND - FEBRUARY 27: Reading manager Japp Stam ahead of the Sky Bet Championship match between Reading and Sheffield United at Madejski Stadium on February 27, 2018 in Reading, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jap Stam do t'i kthehet fushave të blerta, por tani në postin e trajnerit të një klubi holandez.

Ish-mbrojtësi i Manchester United do të jetë trajneri i ri i Feyenoordit, kanë raportuar gjatë ditëve të sotme mediat lokale.

Shtatgjati do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare për të zëvendësuar Giovanni van Bronckhorstin, i cili ka kohë që ka njoftuar largimin në fund të sezonit.

Jaap Stam (Foto by Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Ish-mbrojtësi i fortë, fituesi i Ligës së Kampionëve me Unitedin, vjen në klubin e Rotterdamit nga Pec Zwolle.

Në këtë të fundit është trajner që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe në debutim ka triumfuar 3:1 kundër Feyenoordit.

Stam, i cili gjatë karrierës së tij të futbollit luajti për PSV-në, Lazion, Milanin dhe Ajaxin, para se Zwolles ka punuar në ekipin e rinjve të Ajaxit dhe Readingut.

Ndryshe, 46-vjeçari ka qenë edhe reprezentues i Holandës, ku është paraqitur 67 herë dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/