Please enter at least 3 characters.

Januzaj drejt largimit nga Sevilla, por do të mbetet në La Liga

2022/10/GetPaidStock.com-635db5be88285.jpg
269:"Adnan Januzaj right winger of Sevilla and Belgium during the UEFA Champions League group G match between Sevilla FC and Manchester City at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 6, 2022 in Seville, Spain. (Photo by Jose Breton/Pics Action/NurPhoto via Getty Images)
25:"NurPhoto via Getty Images

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla vetëm gjashtë muaj pasi ka nënshkruar me këtë skuadër.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova nuk ka arritur të lë gjurmë Ramon Sanchez-Pizjuan dhe largimi i tij në janar duket i pashmangshëm.

Trajneri argjentinas Jorge Sampaoli i ka bërë të qartë istogasit se nuk është në planet e tij dhe se mund të largohet.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Januzaj pritet të përfundojë te Valencia, pasi klubi spanjoll ka mbetur pa shërbimet e Samu Castillejos së lënduar.

Trajneri Gennaro Gattuso e pëlqen Januzajn dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta afrojnë kosovarin në 'Mestalla'.

Valencia ka nisur kontaktet me Sevillën për huazimin e anësorit dhe zyrtarizimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Interesim për anësorin kosovar kanë shprehur edhe Everton, Real Sociedad dhe Besiktas. /Telegrafi/