Please enter at least 3 characters.

Janet u nda nga burri i saj miliarder vetëm tre muaj pasi u bë nënë

2017/04/JanetJackson-e1491778056653.jpg
202:"DUBAI, UNITED ARAB EMIRATES - MARCH 26: Janet Jackson performs after the Dubai World Cup at the Meydan Racecourse on March 26, 2016 in Dubai, United Arab Emirates. (Photo by Francois Nel/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja dhe aktorja, Janet Jackson, është ndarë me miliarderin nga Katari, Wissam Al Mana, vetëm tre muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas Daily Mirror, pas pesë vitesh martesë, çifti vendosi që t'i jepte fund lidhjes së tyre në mënyrë miqësore.

"Fatkeqësisht, Janet dhe Wissam janë marrë vesh që secili të shkojë në rrugën e vet. Të dy janë njerëz të angazhuar, por janë të vendosur që të jenë prindër të mirë, pavarësisht shkurorëzimit".

"Djali i tyre Eissa pritet të qëndrojë me nënën, e cila aktualisht ndodhet në Londër", ka thënë një burim.

Janet, motra e vogël i Mbretit të ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, u martua me biznesmenin nga Katari në vitin 2012, ndërsa e habiti gjithë botën kur vendosi të bëhej nënë në moshë 50 vjeçare.

Në të kaluarën, ajo ka qenë e martuar me këngëtarin e muzikës 'soul', James DeBarge, me të cilin u martua në vitin 1984, por u nda vetëm pas një viti.

Pastaj, për nëntë vite (1991-2000) ishte e martuar me menaxherin muzikor, Rene Elizondo. /Telegrafi/