Please enter at least 3 characters.

Janë meshkujt më seksi për vitin 2016 dhe kanë diçka të përbashkët!

2016/12/meshkujt.jpg

Kur revista "Glamour" kohë më parë ka nxjerrë listën e meshkujve më seksi për vitin 2016, shumicës u ka rënë në sy faktin se të gjithë ata kanë një gjë të përbashkët – mjekrën.

Aktori irlandez Jamie Dornan është zgjedhur si mashkulli më seksi për vitin 2016. Dornan është 34-vjeçar dhe është i martuar me kolegen Amelia Worner, ndërsa famën botërore e ka arritur me rolin në filmin “50 Shades of Grey”. Dhe Dornan sikurse shumë meshkuj në këtë listë ka mjekër.

Vendi i dytë i ka takuar aktorit Aiden Turner, po ashtu me prejardhje irlandeze. Aiden është popullarizuar me rolin në filmin “Hobitt”, ndërsa sot konsiderohen si njëri nga aktorët më tërheqës.

Ylli i Hollivudit Robert Pattinson është popullarizuar me rolin në filmin sagë “Twilight” dhe këtë herë është renditur i treti. Ai njihet për romancën e tij me aktoren Kristen Stewart, ndërsa momentalisht është në lidhje me këngëtaren FKA Tvigs.

James Mcavoy është popullarizuar me rolin e heroit në filmin "X-Man", ndërsa në listën e meshkujve më seksi është renditur i katërti.

Luke Evans është gjetur i pesti në këtë listë, ndërsa është popullarizuar me rolin në filmin “Drakula”. Ai në kulmin e popullaritetit e kishte pranuar se është homoseksual, por kjo nuk kishte ndikuar në karrierën e tij.

Aktori i Hollivudit Chris Evans është bërë i famshëm me rolet e heronjve të Marvellit dhe është amerikani i parë në këtë film dhe njëherësh është mashkulli i gjashtë më seksi që bart mjekër.

Mike Colter është yll i serive televizive, ndërsa momentalisht luan në serinë e popullarizuar "Luke Cage". Publiku i gjerë amerikan Tom Hidelstonin e ka njohur si të dashurin e këngëtares Taylor Swift, derisa për publikun evropian njihet si aktor televiziv.