Please enter at least 3 characters.

Janë martuar Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

2018/12/Nick-JonasPriyanka-Chopra-e1543692991354.jpg
218:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 07: Priyanka Chopra and Nick Jonas attend the Ralph Lauren fashion show during New York Fashion Week at Bethesda Terrace on September 7, 2018 in New York City. (Photo by Rob Kim/Getty Images)
12:"Getty Images

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë burrë e grua. Sipas revistës People, çifti është martuar zyrtarisht në pallatin Umaid Bhawan në Jodhpur të Indisë.

Ceremonia martesore është zhvilluar të shtunën, ndërsa ka qenë një prej dasmave më luksoze të vitit.

Aktorja 36-vjeçare ka shkëlqyer me veshje tradicionale të dizajnuar nga i famshmi Ralph Lauren. Dizajneri amerikan është kujdesur edhe për veshjen e muzikantit të njohur.

Lauren ka kërkuar vet që të jetë dizajner Priyankas, ndërsa është kujdesur edhe për veshjen e familjarëve të aktores dhe të muzikantit.

Krahas familjarëve, të pranishëm kanë qenë edhe e fejuara e Joe Jonas, Sophie Turner, pastaj Lupita Nyong’o, Elizabeth Chambers e Kelly Ripa.

Ndër 200 të pranishmit në ceremoninë romantike është thënë se kanë qenë edhe duka dhe dukesha e Sussexit, mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar.

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra (Foto: Mike Coppola/Getty Images for People.com/Guliver)

Përdorimi  telefonave celularë ka qenë i ndaluar në dasmë, ashtu që, siç raporton Daily Mail Online, nga mysafirët është kërkuar që të tregojnë një kartelë të veçantë që ua ka mundësuar hyrjen, teksa i kanë dorëzuar të gjitha pajisjet në hyrje.

Grupi "Sanam" nga India besohet të jetë kujdesur për argëtimin e mysafirëve, ndërsa edhe Nick është ngjitur në skenë për një performancë speciale.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas (Foto: Rob Kim/Getty Images/Guliver)

Sipas Bombay Times, ceremonia ka nisur me disa ndeja nga 29 nëntori për t'u përmbyllur me evenimentin kryesor.

Jonas i propozoi martesë Chopras në ditëlindjen e saj (18 korrik 2018) në Londër dhe një muaj më pas (18 gusht), çifti e festoi fejesën. Ndërsa tashmë ata e kanë çuar në një nivel tjetër lidhjen e tyre. /Telegrafi/