James Rodriguez dhe Luis Diaz me zemër të thyer shpërthejnë në lot pas eliminimit nga Zvicra në Kupën e Botës
Eliminimi i ekipit kombëtar të Kolumbisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 e preu thellë ekipin nga Amerika e Jugut, i cili e pati të pamundur të mbante lotët pasi humbi 4-3 në penallti ndaj Zvicrës.
Kolumbia u eliminua pas ekzekutimit të penalltive nga Zvicra, me rezultat 4-3.
Gjatë 120 minutave nuk pati gola, por mungesa e ekzekutimit të saktë nga pika e penalltisë varrosi ëndrrën e Los Cafeteros për të avancuar në çerekfinale, ku kundërshtari i radhës për skuadrën e kualifikuar të Zvicrës do të jetë Argjentina.
Ky eliminim i preku shumë lojtarët kolumbianë e në veçanti yjet e ekipit, të cilët synonin ta dërgonin kombëtaren e tyre në çerekfinale.
Një nga pamjet më emocionuese ishte ajo e kapitenit James Rodriguez dhe yllit të skuadrës, Luis Diaz.
Të dy futbollistët përfunduan duke qarë në fushë në stadiumin BC Place të Vancouverit, ku u desh të ngushëlloheshin nga stafi i trajnerëve pas gjuajtjes së penalltive. /Telegrafi/


