James: Reali mund të fitojë gjithçka
06/04/2015
Kolumbiani u rikthye nga lëndimi në fitoren 9-1 ndaj Granada, pas të cilës është shprehur se caku i tij dhe Realit është Liga e Kampionëve dhe La Liga.
“Jam i lumtur. Pas 60 ditësh qëndrimi jashtë fushe kisha një ndeshje të rëndësishme”, ka thënë kolumbiani para gazetarëve, transmeton Telegrafi.
“Ne të gjithë jemi në formë tash dhe ky është një lajm i mirë nëse duam të arrijmë gjëra, pavarësisht kush luan. Ne kemi atë çfarë duhet për të fituar nga tash deri në fund të sezonit”.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ndeshja kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve do të jetë e veçantë, pasi duam t’i mposhtim ata dhe ta fitojmë garën”, ka shtuar James. /Telegrafi/


