Please enter at least 3 characters.

Jakupi: Lista mund të pastrohet deri në muajin mars (Video)

Atje ku do të kemi dyshim, do të dalim në teren dhe me procedura do t’i rishikojmë personat e kontestueshëm. Metodologjinë për zgjedhjet KSHZ-ja e dorëzoi te katër partitë politike, për të cilën të njëjtët duhet të pajtohen. Deri tani vërejtje kanë dhënë BDI-ja dhe LSDM-ja, thotë Jakupi dhe shton se nëse ka pajtueshmëri me kohë nga të gjitha partitë, operacioni duhet të përfundojë në mars, njofton Tv21.

Në deklaratë telefonike, Aleksandar Novakovski, ish kryetar i KSHZ-së thotë se, KSHZ-ja duhet të jetë e bashkuar dhe qartë të tregojë se në çfarë gjendje është Lista Zgjedhore, për shkak se ajo është kompetente e vetme e cila e garanton ligjshmërinë e zgjedhjeve. Novakovski shton se në këto momente ajo duhet të dalë me qëndrim të përbashkët dhe ta informojë opinionin.

“Disa herë kam thënë se, secili që do të lajmërohet për tu bërë anëtar i KSHZ-së , duhet ta dijë saktësisht se çka e pret. Ja, tani ka ardhur momenti. Mund të ketë mendime të ndryshme, por nuk mund të dele me qëndrime të ndryshme në këtë gjendje politike serioze, kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare është e shqetësuar për daljen me deklarata të ndyshme. Përveç atyre, askush nuk mund ta dijë se në çfarë gjendje është lista dhe a do të arrihet që të pastrohet”, u shpreh Aleksandar Novakovski.

Pas deklaratës së djeshme të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, sot ishte i pakapshëm për opinionin edhe përtej tentativave tona për të kërkuar qëndirm se, a është edhe më tutje në qëndrimin se zgjedhjet me 24 prill nuk mund të përgatiten.