Please enter at least 3 characters.

Jahjaga: U tmerrova nga pamjet e rrahjes së 16 vjeçares

2016/10/atifeta-jahjaga-650x3481.jpg

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar rreth një rrahje të një vajze 16 vjeçare në Rahovec, për të cilën raportuan mediat ditën e premte.

Jahjaga bëri thirrje organeve të drejtësisë që të mos neglizhojnë raste të tilla.

Postimi i plotë i Jahjagës:“U tmerrova kur pash një incizim që po tregonte një vajzë të re tek po rrahej brutalisht nga disa persona të moshës madhore në Rahovec të Kosovës.Sulmet dhe keqtrajtimet e fëmijëve tanë janë të papranueshme!Organet e drejtësisë nuk bën ta neglizhojnë këtë rast, por duhet ta trajtojnë menjëherë për t’i vendosur kryesit e kësaj vepre qyqare para drejtësisë!” (sic.), ka shkruar Jahjaga. /Telegrafi/