Ja si dukej Mozzik kur ishte fëmijë (Foto)
06/08/2015
Reperi ferizajas, Mozzik, është njëri nga artistët me aktiv në rrjetet sociale.
Ai në profilin e tij në “Instagram” ka publikuar një foto nga koha kur ishte fëmijë, transmeton Telegrafi.
“Thjeshtë mbaje në zemër dhe mendje atë që të mbajti afër kur ishe fëmijë”, ka shkruar rep artisti sipër fotos ku shihet afër nënës së tij shumë vite më parë.
Mozzik për momentin është ndër reperët më të kërkuar. Bashkëpunimi i tij me këngëtaren Kida, i titulluar “Premtimet”, ka arritur më shumë se gjashtë millionë klikime, duke u bërë pretendent kryesor për hit të kësaj vere. /Telegrafi/


