Ja pse Bono mban gjithmonë syze (Video)
18/10/2014
Këngëtari dhe anëtarët tjerë të grupit ishin në emisionin e Graham Norton, ndërsa kur është pyetur nga prezantuesi se ai heq ndonjëherë syzet, 54-vjeçari ka treguar arsyen e bartjes së tyre.
“Kam glaukomë, mirëpo do të bëhem mirë, sepse mjekohem mirë. E kam qe 20 vite”, ka treguar Bono.
Glaukoma është një sëmundje e syrit, e cila mund të çojë deri në verbim. /Telegrafi/


