Please enter at least 3 characters.

Izraeli po vazhdon me sulmet në Gaza, vriten të paktën 76 anëtarë të së njëjtës familje

2023/12/lcimg-5db155cf-61d2-416a-9d2f-a4daf47f4114.jpg

Një sulm izraelit në një ndërtesë të qytetit të Gazës vrau 76 anëtarë të së njëjtës familje, tha një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Gazës.

Sulmi i së premtes besohet të jetë ndër më vdekjeprurësit e luftës deri më tani, sipas Mahmoud Bassal.

Ai tha se 16 kryefamiljarë nga familja al Mughrabi u vranë, si dhe gra dhe fëmijë, raporton skynews.

Midis tyre ishte Issam al Mughrabi, punonjës i moshuar i Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.

Ndryshe, mbi njëzet mijë njerëz raportohet se kanë vdekur në Gaza ndërsa 1200 viktima janë në radhët e izraelitëve.

Ndryshe, ofensiva e Izraelit ndaj militantëve të Hamasit ka filluar pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/