Izraeli i vuri flakën Rripit të Gazës - kështu duket sonte rajoni palestinez
08/10/2023
Izraeli ka vazhduar me sulmet ajrore në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje të grupi Hamas i cili lansoi mijëra raketa në Tel Aviv mëngjesin e së shtunës.
Tani, pamjet e publikuara në internet tregojnë “ferrin” në të cilin është zhytur Gaza nga sulmet ajrore izraelite, transmeton Telegrafi.
Pamjet besohet të jenë xhiruar mbrëmjen e së dielës, dhe njëra videove u publikua nga Al Jazeera derisa tjetra video nuk e kishte të specifikuar burimin.
Përveç, tymit të dendur që mund të vërehet në këto pamje, aty dëgjohen edhe shpërthime masive. /Telegrafi/


