Please enter at least 3 characters.

Izolohet në qeli Julian Assange, shumë të burgosur infektohen me coronavirus

2020/11/ad17ed58-fe9b-49df-a884-89af8f223994.jpg

Julian Assange thotë se ai dhe të burgosurit e tjerë në burgun Belmarsh janë mbyllur në qelitë e tyre pasi u tha se kishte një shpërthim të COVID-19 në bllokun e tij.

Themeluesi i WikiLeaksit, thotë se një numër i të burgosurve në burgun e Londrës kanë marrë një letër nga drejtori, i cili i njofton se ka numër të madh të rasteve pozitive me COVID-19.

Të gjithë të burgosurit dhe personeli do të izolohen në burg në 24-48 orët e ardhshme, thotë Assange, raporton bbc.

Ai shton se të gjitha ushtrimet janë ndaluar, dushet janë ndaluar dhe vaktet duhet t'u sigurohen drejtpërdrejt të burgosurve në qelitë e tyre.

Assange është duke u mbajtur në burgun Belmarsh gjersa po pret seancën dëgjimore të ekstradimit më 4 janar. /Telegrafi/