Please enter at least 3 characters.

Ivanovski në krye të Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup (NTP)

2021/12/267466072_2811919602438872_7806039032296350843_n.jpg

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska emëroi Ivan Ivanovskin për u.d. drejtor i Ndërmarrjes së Transportit publik Shkup (NTP).

Ivanonvski vjen në vend të drejtorit të deritanishëm Kristijan Çushkov i cili është shkarkuar nga funksioni.

"Ilievski vite me radhë ka punuar në pozita drejtuese në “Shoqata Auto-Moto e Maqedonisë” dhe në “Trafiku Maqedonia Amerit”. Gjatë angazhimit të tij profesional, ka punuar edhe në zhvillimin e Qendrave për Trajnime të Institucioneve, si instruktor i certifikuar i IRU Academy (Akademia e Unionit të Transportit Rrugor) për trajnimin e menaxherëve të kompanive transportuese, shoferëve në transportin ndërkombëtar rrugor dhe transportin e materialeve të rrezikshme. Ilievski është anëtar i Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor të Bashkisë së Shkupit.", njoftojnë nga qyteti i Shkupit.