Please enter at least 3 characters.

Ivanov: Maqedonia është e vetëdijshme për Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike

2016/08/Ivanov-ne-Rome-per-Nene-Terezen-780.jpg

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga samiti për ndryshime klimatike COP22, i cili po mbahet në Marakesh të Marokut dekaroi se Maqedonia është plotësisht e vetëdijshme për zbatimin e marrëveshjes së Parisit për ndryshime klimatike, të cilën tha se e kanë si qëllim për të ardhur deri te fondet ndërkombëtare financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Edhe pse është vend në zhvillim në Kombet e Bashkuara, Maqedonia po bën hapa përpara në përmbushjen e qëllimeve të veta, sidomos në pjesën e raportimit, me çka afrohet drejt qëllimeve të cilat i kanë shtetet e zhvilluara së bashku me Bashkimin Evropian. Që të zbatojmë me sukses marrëveshjen e Parisit, duhet të kemi qasje tek mekanizmat financiare ndërkombëtare për ndryshimet klimatike, si Fondi Klimatik i gjelbërt dhe transfere të teknologjive", deklaroi Ivanov.

Në këtë samit po marrin pjesë 55 shefa nga qeveritë e shteteve të ndryshme të botës./Telegrafi/