Iu vodhi me dhunë varëset e floririt, arrestohet 32-vjeçari në Shqipëri
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka finalizuar operacionin policor të koduar "Mekanizmi", ku kanë arrestuar një 32-vjeçar.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë muajit mars, 3 shtetaseve iu vodhi me dhunë, varëset e floririt.
"Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”. Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë", thuhet në njoftimin e policës.
Tutje, thuhet se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Telegrafi/


