Please enter at least 3 characters.

Italia për 'vrime të gjilpërës' kalon në Euro 2024, kampionët do të jenë në Gjermani

2023/11/F_Z13JnXUAAt_hl-scaled.jpg

Italia është kualifikuar në Euro 2024, për vrime të gjilpërës, pasi barazoi si mysafir me rezultat 0-0 ndaj Ukrainës.

Italisë i mjaftonte barazimi, ndërsa Ukrainës i është dashur fitorja për të shkuar në Evropian.

Ndeshja e luajtur në Leverkusen të Gjermanisë nuk ofroi gola.

Italia përfundoi e dyta në Grupin C me 14 pikë, sa i ka edhe Ukraina në vendin e tretë. Anglia e ka fituar grupin me 20 pikë.

Azurrët rrezikuar shumë herë portën e Turpin, por edhe Ukraina kishte rastet e saj.

Të dy portierët bënë pritje vendimtare, por në fund Italianët që janë kampion aktual, kaluan tutje, ndërsa ukrainasiut do ta kërkojnë kualifikimi nga play-offi. /Telegrafi/