Italia në kërkim të fitores së parë në përballjen ndaj Maltës – formacionet zyrtare
26/03/2023
Italia është mysafir i Maltës në Ta'Qali National Stadium për ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese të ‘Euro 2024’, në kuadër të Grupit C.
Azzurrët pësuan humbje nga Anglia në takimin e parë, derisa Malta pësoi nga Maqedonia e Veriut.
Përzgjedhja e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë është bërë nga trajnerët Michele Marcolini dhe Roberto Mancini.
Formacioni startues i Italisë: Donnaruma, Di Lorenzo, Scalvini, Romagnoli, Emerson, Pessina, Cristante, Tonali, Politano, Gnonto, Retegui./Telegrafi/


