Please enter at least 3 characters.

Isufi thotë se qytetarët nuk do të mbesin të izoluar nëse nuk zgjidhet demarkacioni me Malin e Zi (Video)

2017/09/Ahmet-Isufi-e1506634628919.jpg

Shefi Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se nëse Mali i Zi nuk pranon marrëveshje në arbitrazh, çështje mbetet e hapur.

“Nëse dy vende nuk pajtohen, për një problem të caktuar kufitar, çështja mbetet e hapur. Shumë shtete kanë çështje të tilla të pazgjidhura”, thotë ai në Debat D Plus në RTV Dukagjini.

Sipas Isufit, liberalizimi nuk do të varet nga kjo çështje dhe se qytetarët e vendit nuk do të mbesin të izoluar. /Telegrafi/